Telegrafi

Këngëtarja serbe Tea Tairovic paguan 10 mijë euro për të huazuar këngën “Leje” të Ronela Hajatit

Këngëtarja serbe, Tea Tairovic ka krijuar kaos në skenën e muzikës në Serbi me albumin e saj të ri “Balkanija”, të cilin e publikoi pothuajse pa paralajmërim.

Edhe pse të gjitha këngët e saj u bënë hite, dhe në 48 orë ajo tashmë ka disa milionë shikime në YouTube, kënga “Dubai” ishte ajo ra në sy.

Siç shkruan Nova.rs kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.

Foto: Ami Dzi Sou

Ajo që është interesante është se kjo këngë në origjinal është interpretuar nga Ronela Hajati, e cila njihet edhe si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e sivjetmë në Torino.

Foto: Ronela Hajati/Eurovision/YouTube

Ronela që nuk kaloi në finale të kompeticionit, shkaktoi një skandal të vërtetë kur në fund të performancës së saj tregoi shenjën e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe.

Por, pjesëmarrja e saj në Eurovisioni pavarësisht eliminimit në gjysmëfinale bëri bujë të madhe dhe artistja shqiptare mori vëmendje të madhe për energjinë dhe performancën elektrizuese që dhuroi në skenë.

Ndërkohë, në albumin e Tairovic, të gjitha këngët janë ripërpunim të hiteve bullgare, greke dhe shqiptare.

Foto: Damir Dervisagic/ Instagram

Ndryshe, siç pohojnë burimet e afërta me artisten për këtë këngë ajo ka paguar 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.

Ndërkaq, sipas mediave serbe Tairoviq është një nga këngëtaret më të angazhuara në skenën muzikore atje duke u paguar mijëra euro për një perfomancë. /Telegrafi/

Foto: Tea Tairovic/Instagram