Site icon Telegrafi

Këngëtarja Manjola Nallbani ‘merr’ Oscar si nëna më e mirë!

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani është pëlqyer gjithmonë për interpretimet e saj të muzikës së lehtë shqiptare, asaj popullore dhe klasike.

Ajo vazhdon të jetë aktive në tregun muzikor me këngë të reja, dhe koncerte të vazhdueshme.

Manjola është nënë e dy vajzave, dhe sot (e enjte) me rastin e festës së 8 marsit, ajo ka marrë një nga dhuratat më të veçanta.

Vajzat e saj i kanë printuar asaj një statujë të ‘Oscar’-it , me mbishkrimin “Nëna më e mirë”.

Lexo po ashtu Emocionuese: E ëma e Noizyt përlotet kur shikon projektin e djalit të saj dedikuar nënave për 8 mars

Një dhuratë e tillë rezultoi të jetë shumë kreative, ndaj dhe këngëtarja vendosi që të ndajë një fotografi të dhuratës me fansat e saj në rrjetin social Instagram.

“ZOTI nuk mund te ishte kudo, prandaj krijoi nenat (R. Kipling) Ndersa une qe besoj pa fund ne ZOT, do me pelqente ta interpretoja keshtu kete shprehje! ZOTI dhe pse eshte kudo, prape krijoi nënat! Gezuar nenave, vajzave, mikeve 8 Marsin. Qofshi te lumtura cdo dite te jetes” (sic.), ka shkruar Manjola në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta ka pranuar urime të shumta për festën nga ndjekësit e saj në këtë rrjet social. /Telegrafi/

Exit mobile version