Këngëtaret e reja Fibi dhe Eva kanë qenë të ftuarat e radhës në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.
Ka pak ditë që dy bukuroshet kanë publikuar duetin e tyre të ri “Paris London”, projekt i cili ka qenë tema kryesore gjatë bisedës në studio.
Mirëpo gjatë intervistës nuk kanë munguar edhe pyetjet provokative që kishin të bëjnë me jetën personale, e në veçanti thashethemet.
Fibi dhe Eva kanë rrëfyer se si janë ndjerë kur kanë parë lajmet e disa mediave, të cilat i akuzonin se ato janë lesbike, gjë e cila është komplet e pavërtetë, pasi mes tyre kanjë miqësi shumë të mirë dhe asgjë më shumë.
Ato janë shprehur se nga kjo gënjeshtër janë shqetësuar edhe familjarët, gjersa vëllau i Fibit ka qenë ai i cili sipas këngëtares nuk i ka foluar tre muaj me gojë, pas daljes së këtij lajmi.
Për më shumë mund të ndiqni intervistën nga minuta 15:30. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=R_iG4q6e3Ds&app=desktop