Telegrafi

Këngëtarja Fibi shkon në Elbasan për ndeshjen e Kombëtares, rrugës dëgjon këngën e Cecës (Foto)

Këngëtarja e re Fibi ka treguar sot (e martë) se ka marrë rrugën drejt qytetit të Elbasanit për të ndjekur ndeshjen miqësore të Kombëtares së Shqipërisë me Bosnjen dhe Hercegovinën, në “Elbasan Arena”.

Ajo atje u pa bashkë me këngëtaren e njohur Shkenda Dubova, teksa së bashku dhanë mbështetje për çunat e kombëtares, teksa Fibi nuk hezitoi të vishte edhe fanellën e kuqe me numrin 10, atë të Armando Sadikut.

Por një “skandal” i vërtet u cilësua nga fansat një video që këngëtarja publikoi gjatë rrugës për në Elbasan. Gjatë kohës sa po dëgjonin muzikë gjatë rrugës, vërehet qartë se në monitorin e veturës figuronte një listë me këngë, e kryesuar nga kënga “Maskarada” e këngëtares serbe Ceca.

Fibi dhe Shkenda Dubova së bashku në “Elbasan Arena”. Foto nga InstaStory.

“Për Elbasan”, shkruan këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke vendosur edhe ikonën e flamurit shqiptar, e cila nuk shkon aspak me pamjen që ofron monitori, në të cilin figuron edhe një këngë serbe e një këngëtareje anti-shqiptare. /Telegrafi/