Site icon Telegrafi

Këngëtarja Fibi ndalohet nga policia! (Foto)

Këngëtarja e njohur Fibi, ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2016, gjersa tash e një kohë ajo jeton në Zvicër, edhe pse karrierën e ka më shumë të përqendruar në Kosovë.

Duket se nata e mbrëmshme e ditës së enjte, nuk ka qenë më e mira për bukuroshen shqiptare, kjo pasi gjatë ngasjes me makinë ajo është ndaluar nga policia.

Kështu të paktën ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, ku shfaqet makina e policisë para makinës së saj, teksa në mbishkrimin e fotografisë kishte shkruar: “Vetëm këtë gjë kishim mangut”.

Këngëtarja Fibi ndalohet nga policia. Foto nga Instagram Story.

Mesa duket, arsyeja e ndalesës së këngëtares nga policia mund të ketë qenë shpejtësia, por sido që të jetë asaj nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.

Përndryshe, Fibi është vazhdimisht aktive në muzikë, teksa ka bërë të ditur pak muaj më parë se është në lidhje me reperin e njohur 2 Ton ./Telegrafi/

Exit mobile version