Telegrafi

Këngëtarja e re Erdorisa sjell ‘cover’ këngën “A më kujton” të Naser Berishës

Në kohën a pendmisë, shumë këngëtarë e interpretues muzikore kanë zgjedhur realizimin e “cover”-ave të ndryshme nga shtëpia, për t’i mbajtur të azhurnuar me muzikë publikun e tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe artistja e re, Erdorisa, e cila është në fillimet e karrierës së saj.

Këngëtarja e re e cila është me prejardhje nga Gjilani, ka publikuar “cover”-in e saj më të ri, të këngës “A më kujton”, të Naser Berishës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo e ka kënduar në versionin akustik këtë këngë, përcjellur me piano nga Defrim Behluli.

Ndërkohë, për anën vizuale të paraqitjes janë kujdesur video-produksioni, Ice Creative Record. /Telegrafi/