Prurjet e reja muzikore nga artistët e rinj të estradës nuk kanë të ndalur.
Më e fundit është kënga “Amore” e këngëtares së re Dina Shabani.
Muzika e kësaj kënge është punuar nga Chpsi, gjersa tekstin e saj e ka shkruar vet këngëtarja.
Kënga është plasuar në YouTube edhe me një klip, në të cilin artistja vjen mjaft joshëse dhe atraktive.
Ana vizuale e projektit në fjalë i është besuar produksionit Urban Entertainment. /Telegrafi/