Site icon Telegrafi

Këngëtarja e re Bunny debuton me këngën “Drunk”

Foto: Arbana Lushaj/Instagram

Estrada Shqiptare dita-ditës po pasurohet me emra të shumtë që po sjellin risi në tregun muzikor.

E tillë është artistja e re, Arbana Lushaj, e cila ka vendosur të debutojë në muzikë me emrin artistik, Bunny.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Drunk” titullohet kënga e saj e parë, e cila është ritmike-verore dhe është vizualizuar edhe me klip.

Muzika dhe teksti janë bërë nga vet ajo, masteringu nga Lorenc Aliaj, teksa producent i këngës është Gëzim Lazri.

Bunny në klip vjen me një paraqitje atraktive, duke treguar se është mjaft e kompletuar edhe në stil.

Arbana Lushaj përndryshe me prejardhje është nga Deçani, ndërsa ka kryer shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës për kanto. /Telegrafi/

Exit mobile version