Telegrafi

Këngëtarja e njohur meksikane vishet nga kreatorja kosovare, Vlora Mustafa – fustani i saj zgjon vëmendjen tek mediet latine

Këngëtarja e njohur meksikane, Ana Barbara ka shkëlqyer në tapetin e kuq të ceremonies së ndarjes së çmimeve Premio Lo Nuestro në Miami e veshur nga kreatorja nga Kosova, Vlora Mustafa.

Fustani i cili ishte qepur nga Mustafa për artisten meksikane pa dyshim që zgjoi vëmendjen tek të pranishmit e po ashtu edhe tek mediet latine, duke e përzgjedhur si ndër më të mirin.

Edhe këngëtarja ishte e ndarë shumë e kënaqur e cila nuk hezitoi të shpërndante fotografitë e tapetit të kuq, duke cituar po ashtu edhe punën e mrekullueshme të kreatores kosovare.

Fustani i zi i gjatë me një si pelerinë të ngrirë ngjyrë të kaltër dhe me një gjysmë korset, me të vërtet ngjasonte edhe me personalitetin që gëzon Barbara.

Nuk është hera e parë që Mustafa përkujdeset për veshjen e artisteve të huaja. Së fundmi, ajo ishte përkujdesur që arti i saj të ndërthurej tek aktorja e njohur botërore Taraji Henson.

Lexo po ashtu Aktorja me famë botërore Taraji Henson shfaqet me kreacion të stilistes shqiptare Vlora Mustafa

“Premio Lo Nuestro” është një ceremoni vjetore e çmimeve që njeh arritjet e jashtëzakonshme të artistëve në industrinë e muzikës latine. /Telegrafi/