Telegrafi

Këngëtarja e bënë për vete “Gladiatorin”, Celine Dion dhe Russell Crowe janë çifti i ri hollivudian

Celine Dion dhe Russell Crowe janë çifti më i ri i Hollivudit, shkruan revista OK.

Ky lajm i befasoi shumë njerëz, pasi këngëtarja dhe aktori kanë kaluar nëpër një periudhë të vështirë emocionale dhe kjo i ka bëra ata shumë të afërt.

Këngëtarja australiane është shëruar për një kohë të gjatë që nga vdekja e bashkëshortit, Rene Angelil.

Ajo u takua me bashkëshortin tashmë të ndjerë kur ishte vetëm 12 vjeçare. Shtatë vjet më pas, edhe pse ai ishte më i vjetër 26 vjet, ata filluan romancën e tyre. Pak ditë para Krishtlindjeve së vitit 1994, ata u martuan. Rene ndërroi jetë shkaku i kancerit para dy vjetëve.

Crow, nga ana tjetër, kohët e fundit përfundoi shkurorëzimin me bashkëshorten Daniel Spenser.

“Ata janë parë shpesh në javët e fundit, megjithëse marrëdhënia e tyre është vetëm në fillim, krijojnë përshtypje se janë njohur për shumë vite”, tha një burim për revistën amerikane.

Është gjithashtu interesante se kohët e fundit aktori iu drejtua këngëtares përmes rrjeteve sociale, e cila gjë ka bërë që të përforcohen dyshimet rreth romancës së tyre.

Sidoqoftë, të dy janë njerëz mjaft të pjekur, kështu që romanca ka shumë të ngjarë të ketë një rrjedhë pak më serioze. /Telegrafi/