Telegrafi

Këngëtarja atraktive Xheraldina Berisha i rikthehet muzikës me projekte të reja nën menaxhimin e ri (Foto)

Këngëtare e re Xheraldin Berisha e nisi karrierën e saj në edicionin e parë të spektaklit “The Voice of Albania”.

Ajo u tregua shumë e suksesshme atje duke arritur deri në gjysmëfinale, ndërsa më pas vazhdoi me publikimin e projekteve të reja solo.

Së fundmi, Xheraldina ka zbuluar për Telegrafin se tani e tutje ajo do të jetë nën menaxhimin e Ceni Kamberit, i cili njëherësh është edhe lider i grupit Orient Darabuka.

Këngëtarja Berisha ka treguar gjithashtu se së shpejti pritet të sjellë edhe projektin e saj më të ri muzikor, i cili është i pari nën menaxhimin e ri.

Xheraldin Berisha, në studio për projektet e reja

Ndryshe, Xheraldina është shumë e pëlqyer për publikun shqiptar, ndërsa ka tërhequr vëmendjen me dukjen e saj prej një kaçurreleje atraktive.

E njëjta, numëron edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/