Telegrafi

Këngëtarja Adelina Emini udhëton me autobus urban për në punë (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Emini, përveç muzikës prej vitesh ushtron edhe profesionin e saj si analiste e tregut të marketingut në RTK.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Sot (e mërkurë), ajo ka treguar se ndryshe nga herët e tjera, ka shkuar në një mënyrë krejt më të veçantë në punë.

Duke qenë se në kryeqytet ishte e ndaluar lëvizja me vetura për shkak të ndotjes së ajrit, Emini ka shfrytëzuar autobusin urban për të shkuar në punë.

Lexo po ashtu Teuta Krasniqi me maskë mbrojtëse protestoi sot në Prishtinë për ajrin e ndotur (Video)

Në fotografinë e publikuar në Instagram dhe Facebook, Adelina shfaqet në autobusin urban duke udhëtuar së bashku me miken e saj.

“Kënaqësi me udhëtu me 4, ta ruajmë ambientin” (sic.), ka shkruar Adelina në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/