Në këto momente të vështira për të gjithë të goditurit nga vërshimet që i kapluan vendbanimet e Shkupit, në sipërfaqe ka dalë bujaria dhe zemërgjerësia e personaliteteve të ndryshëm që u kanë dalë në ndihmë familjeve të prekura. Një ndër to është edhe këngëtari i mirënjohur nga Shkupi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zyber Avdiu përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook ka publikuar se ka në dispozicion tre banesa për familjet e prekura nga përmbytjet në rajonin e Shkupit.
“Për familjet më të rrezikuara 3 banesa i kemi në dispozicion për çdo informatë na shkruani në kutinë postare, ju lutem kjo vlen vetëm për familjet e prekura nga vërshimet”, ka shkruar ai.
Të gjithë ata që kanë nevojë mund të kontaktojnë duke klikuar lidhjen në vijim: Kliko këtu! /Telegrafi/