Telegrafi

Këngëtari me të cilin Jada e tradhtoi Will Smithin, nuk është entuziazmuar pas rrëfimit të saj

August Alsina dhe Jada Pinkett Smith (Foto: Paras Griffin/Getty Images for BET/Guliver)

August Alsina është bërë kryetemë në mediat botërore pasi Jada Pinkett Smith pranoi se ka pasur një aferë dashurie me të.

Mirëpo, me gjithë vëmendjen e madhe mediatike, këngëtari nuk duket aq i entuziazmuar.

Bashkëshortja e Will Smith, me të cilin është e martuar që nga viti 1997, pranoi në emisionin në Facebook, Red Table Talk, përballë burrit të saj se ka pasur marrëdhënie me Alsinan para katër vitesh.

Jada ka rrëfyer se afera kishte ndodhur kur dhe aktori ishin të ndarë përkohësisht, dhe se romanca kishte përfunduar, ndërsa çifti i famshëm ishin rikthyer bashkë.

Lexo po ashtu Bashkëshortja e Will Smithit, ia thotë në sy aktorit përgjatë emisionit se e ka tradhëtuar me August Alsina

Meqenëse rrjetet sociale ishin pushtuar nga komentet lidhur me këtë çështje, August ka reaguar duke sqaruar se nuk kishte se çfarë të thoshte më shumë për këtë temë.

Ai ka kërkuar që ta lënë të qetë, sepse nuk dëshiron të përfshihet në tema në të cilat nuk ka asgjë për të thënë.

Lexo po ashtu Rrëfimi i tradhtisë së Jada Pinkett përballë Will Smith thyen rekordin e shikueshmërisë në Facebook

Ndërsa në një postim tjetër në Twitter, 27-vjeçari ka theksuar se nëse keni diçka për të thënë duhet ta thoni me zemër.

 

Këngëtari nuk është turpëruar nga drama e krijuar pas rrëfimit të Jadas, pasi vet ai e kishte treguar versionin e tij disa ditë më parë duke e pranuar aferën. /Telegrafi/