Telegrafi

Këngëtari shqiptar takohet me Justin Timberlake në emisionin “Jimmy Fallon Show” (Foto)

Ashtu siç kishim paralajmëruar, edhe një këngëtar shqiptar ka performuar në emisionin amerikan “Jimmy Fallon Show”.

Albert Stanaj ka pasur një paraqitje fantastike duke u vlerësuar lartë për performancën me këngën “Ain’t Love Strange”.

Por, pas prapa skenave Stanaj është takuar me njërin prej këngëtarëve më të famshëm në botë, i cili ishte mysafiri kryesor i shout, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Justin Timberlake, të cilin 24-vjeçari e konsideron si një ndër më të mirët në botë.

Lexo po ashtu Shikoni performancën e këngëtarit shqiptar në shown amerikan të Jimmy Fallon (Video)

“Kur e takon personin më të mirë në botë dhe ndodh të jetë idoli juaj!!, ka shkruar Stanaj në Instagram. /Telegrafi/