Ashtu siç kishim paralajmëruar, edhe një këngëtar shqiptar ka performuar në emisionin amerikan “Jimmy Fallon Show”.
Albert Stanaj ka pasur një paraqitje fantastike duke u vlerësuar lartë për performancën me këngën “Ain’t Love Strange”.
Por, pas prapa skenave Stanaj është takuar me njërin prej këngëtarëve më të famshëm në botë, i cili ishte mysafiri kryesor i shout, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Justin Timberlake, të cilin 24-vjeçari e konsideron si një ndër më të mirët në botë.
“Kur e takon personin më të mirë në botë dhe ndodh të jetë idoli juaj!!, ka shkruar Stanaj në Instagram. /Telegrafi/