Këngëtari i njohur Shpat Deda është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.
Ai gjithmonë ka kultivuar muzikën e lehtë dhe me vlera, gjersa është mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë.
Përveç muzikës, ai është edhe producent, ndërsa ka arritur të fitojë çmimin kryesor në BAFTA.
Së fundmi, këngëtari Deda ka shijuar disa ditë të mira pushimi, ndërsa disa prej këtyre momenteve i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar në InstaStory një imazh të pasaportës së tij shqiptare, të cilën mesa duket e gëzon tash e sa kohë.
Ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, Shpati duket se nuk ka problem me viza, dhe ndjehet i lumtur që posedon një pasaportë të tillë. /Telegrafi/