Site icon Telegrafi

Këngëtari i ri Agon publikon këngën “BVNG”

Foto: Agon/Instagram

Agon është një nga emrat më të rinj debutues në tregun muzikor shqiptar.

Ai ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “BVNG”.

Kënga është një prodhim muzikor i Avah Music, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Agoni.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar produksionit N’Pik Creative.

“BVNG” duket të jetë një projekt premtues për artistin, i cili është në hapat e tij të parë të karrierës. /Telegrafi/

Exit mobile version