Telegrafi

Këngëtari i ri Agon Latifi sjell këngën e re “Si ti”

Agon Latifi (Foto: YouTube)

Këngëtari i ri, Aron Latifi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Si ti” titullohet kënga e tij më e re, e cila është pasuese e dy projekteve paraprake shumë të suksesshme “Drejt n’zemër” dhe “Mos e nal”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga “Si ti” është punuar nga Gesko dhe nën producimin e Cricket.

Ndërkohë, kjo këngë është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Latifi vjen me një performancë mjaft atraktive, dhe që i përshtatet stilit të këngës.

Agon Latifi (Foto: YouTube)

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

Aron Latifi është lindur në Belgjikë, ndërkohë që është rikthyer viteve të fundit në Kosovë, me shpresën për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore në vendin e tij. /Telegrafi/

YlIfEmfHUdM