Në kuadër të emisionit argëtues Fol Shqip Show, i ftuar ishte këngëtari gjilanas i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Premtim Ibrahimi, me të cilin u bisedua për profesionin, por edhe për jetën e tij private.
Gjatë bisedës, Ibrahimi tha se i mban premtimet dhe nuk tradhton. Në lidhje me këtë, ai u pyet se nëse këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora do ta pëlqente atë, a do të pranonte ai?
Premtimi tha se në një rast të tillë nuk do ta dinte se çfarë do të bënte, vetëm se familjen nuk do ta tradhtonte, madje as për Rita Orën, shkruan rtv21.tv
Këngëtari gjatë emisionit pohoi se nuk e mohon asnjëherë prejardhjen e tij dhe se nëse ndonjë ditë do të bëhet mirë në Kosovë, ai do të ishte në gjendje të linte Zvicrën për Kosovën, duke shtuar se nëse do ta kishte rrogën 1.000 euro në muaj do të kthehej në vendlindje.
Ai po ashtu tregoi se ka shumë këngë, të punuara nga Arsim Bunjaku dhe Virusi, derisa këngën “E para” e promovoi në Fol Shqip Show.