Site icon Telegrafi

Këngëtari që ishte në lidhje me Ritën thotë se ajo e braktisi edhe pse e donte (Foto)

James Arthur ka konfirmuar se ka qenë në lidhje me Rita Orën, por ka treguar se këngëtarja shqiptare e kishte ndërprerë lidhjen me të pa ndonjë arsyetim paraprak, edhe pse më herët i kishte thënë se ka ndjenja për të.

“Unë dhe Rita po dilnim me njëri-tjetrin për disa muaj. Përnjëherë ndaluam së kontaktuari”.

Këngëtari britanik ishte në lidhje me Ritën në vitin 2013.

“Ndoshta ishte keq për imazhin e saj që ta shihnin me mua. Unë isha pak i hidhëruar rreth kësaj, sepse ajo më kishte thënë se ka ndjenja për mua”, ka tregua James për Evening Standard.

28-vjeçari ishte lidhur me krijuesen e hitit “Hot Right Now” në vitin 2013, një vit pasi e fitoi spektaklin për talentë, “X Factor”.

Rita e braktisi pa i thënë asgjë.

Ndryshe, Arthur është një këngëtar britanik , i cili pasi e fitoi shoun për talentë, debutoi me këngën “Impossible” që u pëlqye shumë në Britani të Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version