Site icon Telegrafi

Këngëtari pothuajse u përfshi nga zjarri kur një ‘makinë papritmas nxori flakë’ drejt e në fytyrën e tij

Ky është momenti i çuditshëm kur një këngëtari brazilian gati nuk u përfshi nga flakët një koncerti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai po performonte në stadiumin e futbollit Arena das Dunas në Natal, Brazil si pjesë e festivalit Viixe Forró dhe Piseiro të shtunën mbrëma.

Dhe në mes të shfaqjes, një nga pajisjet e tymit në pjesën e përparme të skenës bëri një shpërthim flakësh, në momentin që këngëtari ishte afër.

Për fat të mirë, ai mundi të tërhiqej me shpejtësi – nuk u lëndua dhe vazhdoi me performancën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version