Telegrafi

Këngëtari Meda në mesin e qytetarëve të pranishëm në Deçan gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt

Në Deçan sot (e shtunë) është bërë zbulimi i shtatores së heroit kombëtar, Beg Rizaj.

Në një ceremoni ku nuk munguan as krerët e shtetit, të pranishëm duket të kenë qenë edhe disa prej këngëtarëve të njohur.

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, në mesin e qindra të pranishmëve, vërehet edhe këngëtari i turbo-flokut, Media.

Me një shall të kuq rreth qafës, Meda duket se si gjithë të tjerët ka parë nga afër zbulimin e shtatores së Rizajt.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse do të këndojë sonte në qytezën e tij, duke qenë se po në këtë datë, Deçani feston Ditën e Çlirimit.

Meda është një prej këngëtarëve më të kërkuar shqiptarë nëpër dasma, teksa edhe pse mes angazhimesh, ka gjetur sot kohën që të jetë i pranishëm aty.

Nga prezenca e këngëtarit, vërehet se disa nga qytetarët kanë shfrytëzuar rastin edhe për të bërë fotografi. /Telegrafi/