Këngëtari kroat, Daniel Popovic, thuhet se do ta padisë The Weeknd për vjedhjen e melodisë së një prej këngëve të tij.
Ai zbuloi se do të padisë dikë për plagjiaturë për herë të parë në karrierën e tij.
Bëhet fjalë për vjedhjen e supozuar të melodisë për hitin e The Weeknd, “Save Your Tears”.
Popovic beson se këngëtari i huaj e ka marrë pa diskutim melodinë e këngës së tij “Znam da ti si ta” nga fillimi i viteve ’90.
I njëjti ka treguar për InMagazin se përgatitjet për padinë tashmë janë duke u zhvilluar dhe se ka punësuar një studio ligjore.
“Kemi punësuar një studio ligjore, një kompani diskografike që në njëfarë mënyre do të bëhet “pronësi” e kësaj kënge që të vazhdojmë me të, kështu që ajo kontratë tashmë është duke u përgatitur, do të nënshkruhet dhe pastaj do të vazhdojmë”, tha ai.
Daniel këtë vit feston 50 vjet të karrierës së tij dhe publiku në rajon u njoh me këngën “Dzuli” të vitit 1983, kur ai përfaqësoi ish-Jugosllavinë në Eurovision.
Mega-hiti i tij “Julie” pushtoi Evropën në vitin 1983. Kjo këngë u interpretua në dhjetë gjuhë botërore dhe Danieli zbukuroi kopertinat e revistave vendase dhe evropiane. /Telegrafi/