Telegrafi

Këngëtari Ardian Bujupi sjell këngën e re që ua dedikon supermodeleve (Video)

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi vazhdon të jetë një ndër emrat më aktivë në muzikë.

Së fundmi, ai ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, me titullin “Supermodels”.

Kënga e re është në anglisht dhe është punuar nga Avaxus, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Endrit Mumajesi, i njohur si Muma.

“Supermodels” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i është besuar regjisorit Emrah Bayka.

Bujupi ka publikuar klipe të shumta muajve të fundit, kjo për shkak të albumit të tij më të fundit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Yz50sRsPdWU&feature=player_embedded