Site icon Telegrafi

Këngëtari Albi Xhepa bëhet baba për herë të parë

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Albi Xhepa, është bërë baba për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshortja e tij, Fabiola Qerkezi, mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin, Troi.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

“Kam menduar që i kam provuar krejt emocionet në këtë jetë, po Zoti sot na bekoi me ndjenjën më të mirë që e kam pasur në jetë e na gëzoj zemrat me një djalë. Troi, zemra e babit tani e kam një shok të ngushtë përjetë”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albi Xhepa

“Faleminderit Zotit për këtë mrekulli dhe gruas time Fabiolës për sakrificën, durimin e përkushtimin e pashoq në këto muaj. Shpresoj që Zoti do t’ua japë të gjithëve këtë ndjenjë të jashtëzakonshme”, shtoi më tej artisti.

Të shumta qenë urimet që pranuan në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Albi për publikun u bë më i njohur pas pjesëmarrjes së tij në edicionin e tretë të spektaklit “The Voice Albania”. /Telegrafi/

Exit mobile version