Site icon Telegrafi

Këngëtarët shqiptarë në Maqedoni të bashkuar për Kombëtaren (Video)

Përkrahjen e tyre për Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen e sotme Shqipëri- Serbi, e kanë dhënë edhe artistët shqiptar nga Maqedonia.

Këngëtaret e njohur Adrian Gaxha, Lindon Berisha, Big Mama dhe Valon Suma i janë bashkuar festës së shvercerave duke brohoritur për Shqipërinë, transmeton Telegrafi.

Në një video të publikuar nga artistët, shihet entuziasmi i madh dhe besimi për fitoren e Shqipërisë.

Në emisionin e saj të fundit “Një kafe me mamën”, Big Mama një pjesë të madhe të emisionit ia kushtoi ndeshjes së sotme, gjatë tërë emisionit ajo kishte veshur fanellën kuq e zi. /Telegrafi/

https://video.xx.fbcdn.net/hvideo-xft1/v/t42.1790-2/12066569_741620665942430_556052044_n.mp4?efg=eyJybHIiOjU1MiwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic2QifQ%3D%3D&rl=552&vabr=307&oh=1a5021b8f54b9435a188d1c94fcf4824&oe=569F132E

Exit mobile version