Telegrafi

Këngëtarët shqiptarë ndjekin nga afër ndeshjen Kosovë-Shqipëri në Cyrih

Është duke u zhvilluar ndeshja miqësore e futbollit mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kjo ndeshje është duke u mbajtur në Stadionin “Letzigrund” të Cyrihut në Zvicër.

Për ta parë nga afër këtë lojë, të pranishëm kanë qenë shumë shqiptarë nga diaspora.

Lexo po ashtu Kosova dyfishon epërsinë ndaj Shqipërisë, shënon përsëri Zeneli

Në mesin e publikut nuk po mungojnë edhe fytyrat publike.

Është këngëtari Seldi Qalliu, ai i cili ka publikuar një video në InstaStory, ku ka treguar po përcjell nga afër ndeshjen mes dy kombëtareve.

Si i rritur në Shqipëri, këngëtari Qalliu tregoi se edhe po bën tifo për Kombëtaren e Shqipërisë.

Foto: Seldi Qalliu/InstaStory

Reperi Mozzik gjithashtu është në tribunën e fansave të ndeshjes po ndjekin lojën.

Ai ndodhet në Cyrih i shoqëruar nga e dashura e tij, Loredana Zefi, gjersa të dy së bashku po bëjnë tifo për Kosovën.

Foto: Mozzik/InstaStory

Mopzzik duket se është një fans i madh i futbollistit kosovar, Milot Rashica.

Ndërkohë, nga ekrani, ndeshjen po e ndjek edhe këngëtari Blero, i cili përmes postimeve të bëra në InstaStory, ka treguar se po mbështet të dy ekipet. /Telegrafi/

 

Foto: Blero/InstaStory