Femrat e skenës muzikore shqiptare vazhdojnë të inspirohen nga yjet botërore duke sjell trendet më të reja në vendin tonë.
Duke mos qenë origjinale dhe mbase duke kopjuar të njëtat femra apo edhe njëra-tjetrën bën që këngëtaret tona të duken thuajse njëlloj në paraqitjet e tyre, transmeton Telegrafi.
Siç ndodhi edhe vitin e kaluar kur flokët e gjysmë mbledhura ishin stili më i përdorur në paraqitje dhe videoklipet e tyre, me stil të njëjtë po vinë edhe këtë vit.
Gërshetat janë fiksimi i ri i tyre dhe me këtë stil po i shohim gjithnjë e më shumë.
Veç yjeve të skenës sonë, me gërsheta ditë më parë u pa edhe Rita Ora./Telegrafi/