Telegrafi

Këngëtaret shqiptare duken bukur në veshjet kombëtare

Spektakli “Dancing with the stars” vazhdon të sjell nga java në javë performanca interesante nga garuesit VIP.

Nata e kaluar ka qenë më e veçantë nga të tjerat, pasi ka qenë nata e vallëzimit të valleve shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Personazhet garues ishin kujdesur që të gjithë të vishen me rroba kombëtare, teksa ekzekutuan valle nga trevat e ndryshme të Shqipërisë.

Mariza Ikonomi ndau me fansat e saj në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse në veshje kombëtare.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila pati rastin që të vallëzojë vallen e qytetit të saj të lindjes, Tropojën.

Rovena Dilo gjithashtu u shfaq për herë të parë në rroba popullore, duke ardhur kështu më ndryshe për publikun, i cili është mësuar ta shohë gjithnjë elegant.

Gara e “Dancing with the stars” këtë vit duket e fortë, pasi ky do të jetë edicioni i fundit që do të organizohet një spektakël i tillë, dhe të gjithë duan fitoren. /Telegrafi/