Këngëtaret e njohura Anjeza Branka dhe Enca Haxhia duket se e respektojnë në maksimum fenë e tyre.
Ato i përkasin besimit ortodoks, gjersa së fundmi kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se kanë vizituar të shenjtën Kishën e Shën Ndout në Laç.
Sikurse Anjezës ashtu edhe Encës iu ka bërë shumë përshtypje tezga e shenjtë ku ndizen qirinjtë, ndaj koiçidencialisht të dyja kanë publikuar të njëjtat imazhe në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk kanë shkuar në të njëjtën ditë.
Sido që të jetë, si Anjeza ashtu edhe Enca kanë bërë lutjet e tyre në vendin e shenjtë. /Telegrafi/