Kosova asnjëherë nuk ka marrë pjesë në “Eurovision”, dhe duket se ende nuk është gati të marrë pjesë.
Telegrafi në muajin prill kishte bërë një hulumtim rreth kësaj çështje, nga ku kishte zbuluar shpresat për paraqitjen e Kosovës vitin e ardhshëm në “Eurovison” janë të pakta.
Megjithatë, shpresat nuk shuhen dhe këngëtarët kosovarë vazhdojnë të ëndërrojnë se një ditë mund ta përfaqësojnë shtetin e tyre në këtë skenë të madhe.
Por, cilët do të ishin emrat adekuatë që do përfaqësonin më së miri Kosovën në “Eurovision”?
Emisioni “Express” në KTV kishte sjell kohë më parë një material me zërat më të mirë kosovarë, të cilët do ta përfaqësonin denjësisht vendin si: Adelina Thaçi, teuta Kurti, Flaka Krelani, Rona Nishliu, Yll Limani etj.
Pjesë e listës janë edhe emrat komercialë si Dafina Zeqiri apo Genta Ismajli, të cilat ndonëse nuk shquhet për ndonjë forcë të fuqishme interpretuese, janë njohëse të mirë të muzikës së huaj, dhe kanë performuar disa herë këngë në gjuhën angleze.
Disa prej artistëve kosovarë si Rona Nishliu apo Linda Halimi kanë patur fatin të ngjiten në skenën e “Eurovisionit” përmes Shqipërisë, duke përfaqësuar flamurin kuq e zi, përkatësisht Rona në vitin 2012 me “Suus”, dhe Linda Halimi në 2017 me këngën “World”. /Telegrafi/