Site icon Telegrafi

Këngëtarët nga estrada nuk harrojnë kujtimin e Epopesë së UÇK-së dhe të komandantit legjendar Adem Jashari

Më datat 5, 6 dhe 7 mars kujtohet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, në 20 vjetorin jubilar të kujtimit të të rënëve të familjes Jashari në Prekaz, janë shënuar shumë aktivitete.

Më datat 5, 6 dhe 7 mars organizohet Epopeja e UÇK-së, me ç’rast shënohen edhe aktivitete në nder dhe kujtim të të rënëve për liri (Foto: Telegrafi)

Të pranishëm për të nderuar të rënët kanë qenë njerëz të shumtë, që nga krerët më të lartë të shtetit, e deri te njerëzit e thjeshtë.

Përjashtim nuk bëjnë as artistët nga estrada shqiptare, të cilët disa me prezencë, e disa përmes rrjeteve sociale, nuk harruan që të kujtojnë këtë ditë historike të Kosovës.

Lexo po ashtu Rrëfimi i jashtëzakonshëm i njeriut që e stërviti Adem Jasharin (Video)

Në vazhdim ju sjellim disa prej postimeve të këngëtarëve shqiptarë në nderim të familjes Jashari.

Adelina Ismaili

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi bënë të dy homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në rrjetin social Facebook, ka qenë bashkësorti i këngëtares, i cili ka dedikuar disa fjalë në emër të tij dhe bashkëshortes të rënëve për liri.

“Sakrifica më sublime është sakrifica për tjerët”, kishte shkruar ai.

Korab Shaqiri

I ati i tij, këngëtari Ilir Shaqiri vetëm pak ditë më parë nxori në shitje vëllimin e tij më të ri me poemën dedikuar heroit kombëtar Adem Jasharit. Ilir ka publikuar disa pamje në InstaStory, në mbishkrimin e së cilëska shkruar “Liria është e stolisur me gjakun e juaj të pastër, Bac Faleminderit! Marsi i lavdisë”.

Leonora Jakupi

Këngëtarja Leonora Jakupi nuk harron asnjëherë datat e rëndësishme për vendin. Ajo zgjodhi një fotografi Adem Jasharit, për të ndarë me fansat, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar “Bac të qofshim falë brez pas brezi. Ndërsa ata që po vazhdojnë të shkelin gjakun që u derdh për këtë dhe, i zëntë gjaku juaj”, (sic.), janë fjalët e këngëtares.

Don Arbas

Producenti Don Arbas i kushtoi gjithashtu vëmendje një date të tillë. Ai në rrjetin social InstaStory, publikoi një imazh me fjalën “Lavdi”, gjersa poshtë tyre shkruheshin emrat e gjithë të vrarëve në familjen Jashari bashkë me moshën në të cilën ata ndodheshin.

Alban Mehmeti

Këngëtari Alban Mehmeti nuk i ka të shpeshta postimet në rrjetet sociale, megjithatë, edhe ai si shumë kolegë të tij, publikoi një fotografi të Adem Jasharit, me të njëjtat fjalë që kishte shkruar edhe kolegia e tij, Leonora Jakupi.

Mozzik

Reperi Mozzik publikoi një fotografi të vjetër të heroit Adem Jashari ku shfaqet bashkë me presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, shoqëruar nga disa fotografi të tjera të kompleksit memorial. Në mbishkrimin e fotografisë, ai shkroi: “Çdo pikë gjaku nga gjaku yt, qoftë i bekuar,sepse çdo pikë gjaku nga gjaku yt u bë themel i kalasë së Pavarësisë!”

Getinjo

Ndërkohë, vëllai i Mozzik, Getinjo, ndau me ndjekësit e tij gjithashtu disa fotografi të heroit Jashari, ndërsa shkruante: “UÇK, Lavdi dhe kujtim të përjetshëm për Adem Jasharin dhe familjen e tij”. /Telegrafi/

Exit mobile version