Telegrafi

Këngëtaret Evi Reçi dhe Ronela Hajati janë kushërira mes vete, por nuk e kishin treguar (Foto/Video)

Jo të pakta janë rastet kur brenda familjes ka më shumë se një të famshëm.

Jemi dëshmitarë të shumë rasteve kur dy motra ose vëllezër ushtrojnë të njëjtin profesion, dhe janë të famshëm në të njëjtën fushë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Por, nuk mungojnë edhe rastet kur shumë të famshëm kanë lidhje të largëta gjaku mes vete.

Të tilla janë këngëtaret Evi Reçi dhe Ronela Hajati, për të cilat nuk e kemi ditur se kanë lidhje familjare mes vete.

Evi Reçi (Instagram)

Ky fakt lind nga një fotografi e publikuar nga Ronela në rrjetin social Instagram, ku ka mbështetur këngën e re të Evit.

“Suksese kusho”, ka shkruar Hajati në mbishkrimin e fotografisë me çka ka treguar se vajzat me vete janë kushërira.

Një fakt të tillë, ato nuk e kishin bërë të ditur për publikun më parë. /Telegrafi/

Ronela Hajati (Instagram)