Telegrafi

Këngëtarët e estradës solidarizohen me të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Një shpërthim i tmerrshëm ndodhi të martën e datës 5 janar në qytetin e Ferizajt.

Shpërthimi i një bombole të gazit shkaktoi lëndimin e 42 personave, të cilët po trajtohen në qendër spitalore pas plagëve të marra.

Marrë parasysh këtë tragjedi që ndodhet, në rrjetet sociale filloi një fushatë mbështetësie për të lënduarit nga shpërthimi, nën moton “Lutemi për Ferizajin”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shpërthimi në Ferizaj

Kësaj kampanje të shpërndarë në rrjetet sociale i janë bashkuar emra të shumtë, përfshirë këtu figurat publike.

Albatrit Muçiqi, Ermal Fejzullahu, Arta Bajrami, Fifi, Mozzik, Sabri Fejzullahu, Getinjo, Dhurata Dora, Gjiko, janë vetëm disa prej emrave të njohur që u solidarizuan me të lënduarit nga shpërthimi i së martës.

Në vazhdim ju sjellim disa prej postimeve të tyre, ku shprehin mbështetje duke u dëshiruar shërim të shpejt atyre që pësuan. /Telegrafi/

Foto: Albatrit Muqiqi/InstaStory

 

Foto: Fifi/InstaStory

 

Foto: Sabri Fejzullahu/InstaStory

 

Foto: Getinjo/InstaStory

 

Foto: Mozzik/InstaStory

 

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

 

Foto: Dhurata Dora/InstaStory

 

Foto: Gjiko/InstaStory

 

Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory