Shumë nga këngëtaret e estradës shqiptare njihen për jetën e tyre luksoze që bëjnë.
Blerja e rrobave nga markat më të shtrenjta dhe përcjellja e teknologjisë janë ndër faktorët që tregojnë se ato bëjnë shpenzime marramendëse.
Disa nga ato, shumicën e këtyre gjërave vendosin t’i ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Këngëtarja Kida, ka qenë ajo e cila ka treguar së fundmi se ka blerë një “iPhone 8”, përderisa ka publikuar një imazh të tij në InstaStory.
E njëjta ditë më parë, pajisi veten edhe me një veturë luksoze të tipit “Audi”.
Ndërsa, modelja dhe këngëtarja Morena Taraku është gjithashtu një prej atyre personazheve që njihet për jetën luksoze.
Edhe ajo publikoi së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shfaqej atraktive, teksa mjaft hapësirë i jepte edhe telefonit që mbante në dorë, e që ishte hiç më pak se një “iPhone 8”.
Ekspozimi i gjërave në rrjetet sociale ka kohë që është kthyer në trend, por ka edhe prej atyre artistëve që i qëndrojnë besnik thjeshtësisë, dhe pavarësisht kushteve, nuk reklamojnë asgjë nga jeta e tyre private.
E këta të fundit, janë shumë të paktë në numër. /Telegrafi/