Taylor Swift mbajti një koncert në Stokholm si pjesë e turneut të saj “The Eras”.
Gjatë koncertit që zgjati tre orë ajo ndërroi disa herë rrobat, por në një moment jo gjithçka shkoi sipas planit.
“Vetëm flisni” i tha ajo turmës ndërsa fustani i saj u zbërthye, poshtë të cilit kishte veshur një palë sytjena vezulluese prej ari të destinuar për më vonë gjatë performancës.
@eroluc And then she sang How Did It End #stockholmn3 #taylorswift #erastour ♬ original sound – ella37980
Më pas ajo u ul në piano dhe u përpoq të rregullonte fustanin, por përfundimisht dikush nga ekipi duhej të dilte në skenë dhe ta ndihmonte atë ta rregullonte atë, dhe Taylor u kthye nga fansat dhe qeshi.
“Mendova se po hiqte fustanin”, ka shkruar një fanse që ka filmuar momentin e sikletshëm.
“Ne kemi nevojë për një dokumentar për këtë turne sapo të përfundojë”, komentoi një fans tjetër. /Telegrafi/