Site icon Telegrafi

Këngët më të dëgjuara të vitit 2016 (Video)

Këngëtarët shqiptarë vazhdimisht po sjellin këngë, të cilat arrijnë të shndërrohen në hite, ndërsa viti 2016 ishte përplot me të tillë. Telegrafi i ka zgjedhur disa prej këngëve më të dëgjuara duke u bazuar në numrin e shikimeve të tyre në faqen e shpërndarjes së videove, YouTube.

Era Istrefi – Bonbon

Kënga “Bonbon” e Era Istrefit është zyrtarisht hiti më i madh shqiptar. Projekti i krijuesit të shumë hiteve, Arbër Gjikolli (i njohur si Big Bang), ka thyer rekordin e deritanishëm dhe vë rekord të ri pas çdo dëgjimi të ri të fansave të shumtë të kësaj kënge. Hiti i Erës që në fakt është një hit botëror, numëron mbi 257 milionë shikime. Theksojmë se “Bonbon” kishte arritur disa dhjetëra miliona shikime në YouTube para se këngëtarja të nënshkruante me Ultra Music. Ndërsa pasi nënshkroi me këtë ‘label’, klipi u largua nga faqja e shpërndarjes së videove dhe numërimi nisi nga zero. Ndërsa ripublikimi ka ndodhur më 7 mars 2016.

Enca ft. Noizy – Bow Down

Bashkëpunimi i Enca Haxhisë me reperin Noizy, “Bow Down”, ishte një prej hiteve të vitit që lamë pas. Kjo këngë përpos që është dëgjuar ngado prej fansave të dy këngëtarëve, ka arritur mbi 52 milionë shikime në YouTube. Kënga është publikuar më 15 qershor 2016.

Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo

Duke qenë se bashkëpunimi “S’jena mo” ndërmjet Getoar Selimit dhe Majkut rezultoi i suksesshëm, dy pjesëtarët e BabaStars vendosën të bënin një tjetër bashkëpunim. Gjatë vitit 2016, saktësisht më 16 qershor, ata e lansuan edhe duetin e radhës, “Ajo”. Dhe ky bashkëpunim arriti suksesin e projektit paraprak të tyre. Videoja ka arritur 35 milionë shikime në YouTube.

Mozzik – Cocaina

Një nga këngët që arriti po ashtu sukses gjatë vitit 2016 ishte edhe “Cocaina” e Mozzikut. Videoklipi i kësaj kënge është publikuar më 30 qershor të vitit që lamë pas, ndërsa është shikuar 29 milionë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version