Telegrafi

Këngët e albumit janë dëgjuar mbi 40 milionë herë – “Vera me ty” i Yllit dhe Dhuratës shënon sukses të jashtëzakonshëm

Foto: Screenshot/Instagram

Një muaj më parë, Yll Limani dhe Dhurata Dora, sollën një album të shkurtër të quajtur “Vera me ty”.

Ky ‘EP’ përmbante gjithsej pesë këngë, të cilat janë kryesisht verore me plot ritëm e ngjyra.

Ata kanë shënuar një sukses të madh me këto këngë, që tani kanë mbledhur miliona.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti së fundmi bën të ditur se këto projekte janë dëgjuar mbi 40 milionë herë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“40 milionë herë janë dëgjuar dhe po vazhdojnë akoma. Vera me ty po bëhet më e fortë”, shkruan në postim.

Ai shtoi: “Faleminderit që vazhdoni me e dëgju njëjtë si ditën e parë kur ka dalë. Ju dua shumë”.

Këngët kanë marrë komente të shumta dhe tejet pozitive nga fansat e dyshes. /Telegrafi/