Telegrafi

Këngë ritmike me klip atraktiv, Burim Hoxha shpalos detajet ekskluzive të projektit më të ri

Këngëtari i njohur nga Prizreni, Burim Hoxha, këtë të diel do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor.

Një këngë e re dhe ritmike do ta sjellë mjaft të freskët dhe në top formë këngëtarin shumë të dashur nga publiku.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka shpalosur detajet ekskluzive të këngës së re, e cila ka për tematikë dashurinë.

“Kënga titullohet “Ah dashni” publikohet këtë të diel. Është punuar nga kompzoitori Roy Meta, i cili gjithashtu ka shkruar dhe tekstin. Kënga flet për dashurinë dhe është ritmike”, tha Burim Hoxha për Telegrafin.

Burim Hoxha në xhirimet e klipit “Ah dashni” (Foto: Telegrafi)

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në disa lokacione në Prizren, ndërsa Telegrafi ka përcjell nga afër një pjesë të xhirimeve.

“Klipi ka përfunduar xhirimet. Është realizuar me shumë profesionalizëm nga produksioni Magic Pictures. Xhirimet janë kryer në malet e Prevallës. Ndërsa një falënderim të veçantë e bëj edhe për Don Arbas për përkrahjen e madhe profesionale, me të cilin do të bashkëpunoj edhe për një këngë tjetër pas kësaj”, ka përfunduar Burim Hoxha për Telegrafin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në fotografit ekskluzive të realizuara gjatë xhirimeve të klipit “Ah dashni”, mund të shihni se këngëtari kësaj radhe ka zgjedhur lokacione luksoze dhe femra atraktive, për t’i dhënë një frymë tjetër klipit të tij më të ri. /Telegrafi/