Një video e pazakontë është shpërndarë sot nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që duket se ka nisur lëvizjet e para për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj.
“Ne ecim para, nuk e kthejmë kokën mbrapa” kështu dëgjohet teksti i këngës që mesa duket kreu i qeverisë Edi Rama për fushatën zgjedhore.
Ka qenë vet Rama që ka bërë publike në rrjetet sociale.
Në një moment ai kërkon ndihmë nga stafi për t’i pyetur nëse ju pëlqen kënga apo jo. Stafi i Ramës sapo futen në zyrë shfaqen duke buzëqeshur, e duke kërcyer në video.
‘Paj Zotin nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk”, pyet Rama stafin e tij.
Një ditë më parë u zbulua slogani i PS për zgjedhjet vendore të 14 majit, “kurrë pas, përpara. /Telegrafi/