Site icon Telegrafi

“Këngë me dy fjalë”, bashkëpunimi i ri i BimBimmës me Keepman

BimBimma (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“Këngë me dy fjalë”, mban titullin ky projekt, ndërsa këtë herë ka bashkuar forcat me Keepman.

Si çdo herë tjetër, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Faton Dolaku, kurse për ‘beatin’ është përkujdesur ‘Strike Beatz’.

Edhe kjo këngë e artistit shqiptar hyn në kuadër të albumit të ri, pjesë e të cilit tashmë janë edhe Lyrical Son, Mc Kresha, Buta ErgeNr etj.

Këto projekte po mirëpriten nga publiku dhe në YouTube reagimet pozitive nga fansat kanë qenë të shumta.

I njëjti vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version