Telegrafi

“Kënga Magjike” këtë vit sjell risi edhe në sistemin e votimeve

Anëtarët e "Kënga Magjike 2019" (Foto: Instagram)

Festivali muzikor, “Kënga Magjike” këtë vit vjen me një sërë ndryshimesh, ku kësaj radhe do ketë risi edhe në sistemin e votimeve.

Artistët do vazhdojnë të kenë votën e hapur dhe maksimumi i pikëve që mund ti japin janë 30. Pjesë e votimeve do jetë edhe juria të cilët janë konfirmuar dje dhe kanë në dispozicion për vendin e parë 150 pikë.

Në ndërkohë, rol të madh këtë vit tek votimet kanë edhe shikuesit, të cilët kanë në dispozicion 300 pikë për vendin e parë.

Dje po ashtu janë prezantuar edhe anëtarët e jurisë dhe në mesin e tyre janë Armend Regjepagiqi, Jonida Maliqi, Arben Sënderi, Enkel Demi dhe çifti i famshëm, DJ MISS ROSE & DJ STONE.

Veç tjerash, pjesëmarrjen në këtë kompeticion muzikor e kanë konfirmuar edhe disa artistë shqiptarë si Fifi, Linda Halimi, e cila pritet të kthehet pas një kohe të gjatë në Shqipëri.

Lexo po ashtu Linda Halimi e konfirmon pjesëmarrjen në "Kënga Magjike 2019"

Kjo e fundit atëkohë u përjashtua nga festivali si shkas i vonesës prej 30 minutave në prova, dhe më pas iu shqiptua dënimi nga producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, me gjashtë vite mos të drejtë pjesëmarrje në këtë festival.

Kujtojmë që vitin e kaluar çmimin kryesor të festivalit e fitoi Flori Mumajesi, ndërsa konkurrentë më të afërt për çmimin kryesor ishin Aurela Gaçe me Eli Farën që u renditën në vend të dytë, si edhe Fifi dhe MC Kresha që zunë vendin e tretë. /Telegrafi/