Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar.
Përkundër situatës së krijuar me COVID-19, ajo nuk është ndalur së punuari dhe pikërisht në mes të pandemisë solli albumin e re “Future Nostalgia”.
Ky i fundit arriti të shndërrohet në një nga albumet më të dëgjuara të vitit, këngët e të cilit numërojnë miliona klikime në platformat e njohura muzikore.
Së fundmi, Dua përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se kënga “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby renditet e shtata në “Billboard Hot 100”.
Në rend të parë renditet “Mood” e 24kGoldn dhe Iann Dior, më pas “Positions” e Ariana Grande, në vend të tretë “Blinding Light” e The Weeknd, në vend të katërt “Holy” e Justin Bieber dhe Chance The Rapper, në vend të pestë Chris Brown dhe Young Thug me “Go Crazy”, në vend të gjashtë “Anyone” e Justin Bieber, e në të shtatin ylli shqiptar.
“Levitating” me DaBaby për vetëm tre muaj ka grumbulluar mbi 84 milionë klikime në YouTube.
DaBaby në anën tjetër ditë më parë u arrestua në Los Angeles për posedim të një arme pa leje, por që më vonë u lirua me kusht. /Telegrafi/