Gazeta katalanase Mundo Deportivo ka publikuar një lajm me titullin “ 6 këngët më ritmike kushtuar futbollistëve”.
Në listën prej gjashtë këngëve gjenden yjet me të mëdhenj të futbollit si Maradona, Messi, Pele, Pique etj..
Në himnin e Messit ose kënga që i është kushtuar Messit ka brenda saj momente fantastike nga loja e ‘Pleshtit’ në ndeshjen miqësore që Argjentina ka luajtur me Shqipërinë, ku Kombëtarja e Messit fitoi me rezultatin 4-0.
Në këtë ndeshje lojtarët shqiptarë si Bulku, Bakaj dhe Vrapi e shumë të tjerë patën fatin e jetës që të luanin përball yllit të Barcelonës, shkruan Syri.net
Tashmë ata janë pjesë e historisë së Messit dhe këngës së tij që do ndiqet nga miliona njerëz në të gjithë Botën.