Site icon Telegrafi

“Kënga jote më solli sërish në jetë”, Dafina Zeqiri e prekur nga mesazhi e fanses

Dafina Zeqiri konsiderohet një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptarë.

Ajo njihet për muzikën e saj sa argëtuese aq edhe inspiruese, ndërsa numëron fansat të shumtë, të cilës e duan dhe gjej motiv nga projekte e këngëtares.

Një mesazh prekës të një prej fansave të saj, Dafina e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

Në mesazhin dërguar këngëtares, fansja tregon se ishte kënga “Duro” e Dafinës që e ndihmojë të kaloi një fazë të vështirë të jetës.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë, artistja ka bërë disa postime tjera, duke shkruar për rëndësinë që ka dashuria dhe përkrahja e tyre për të.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Dafina u shpreh se nuk ka fjalë që ta përshkruaj se si ndihet kur dikush thotë se ka kaluar ditët më të vështira të jetës me ndihmën e muzikës së saj.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Nga të ia filloi? Si do mund të ua përshkruaj se si po ndjehem, kur dikush më tregon se si muzika ime i ka inspiruar, i ka ndihmuar të kalojnë disa nga ditët e tyre më të këqija në jetë? Muzika më ka shpëtuar mua, po emocionohem kur po e shkruaj këtë… Zoti e ka ditur atë ditë se nuk ishte koha ime akoma dhe se duhej të mbijetoja dhe të iu ndihmoja të tjerëve të mbijetojnë po ashtu”, ka shkruar këngëtarja.

Tutje, ajo tha se dy vitet e fundit ishin të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë së COVID-19, por shpreson se 2022 do të jetë më i mirë se ata paraprak.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Ju dua shumë, e di që disa nga ju po kalojnë në një fazë shumë të vështirë tani.. kanë qenë dy vite të çmendura, shpresa jonë është që viti 2022 do të na sjell më shumë shëndet, më shumë dashuri dhe sukses. Kështu që le të bëjmë më të mirën tonë. Të gjithë, shoqëria dhe familja. Lidhjet janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër në këtë botë! Kujdesuni për vetën dhe të tjerët”, u shpreh tutje Zeqiri.

Në anën tjetër, kujtojmë që viti që po lëmë pas ishte mjaft i suksesshëm për këngëtaren, në fillimi të muajit tetor ajo publikoi albumin “Dafinë Moj”, që u prit mirë nga publiku, teksa mbetet e angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version