Telegrafi

Kënga e Rita Orës pjesë e serialit amerikan “The Blood Type”

NEW YORK, NY - JUNE 11: (L-R) Rita Ora, Lolita Balengiaga, and Relish Milan perform onstage during The Trevor Project TrevorLIVE NYC at Cipriani Wall Street on June 11, 2018 in New York City. (Photo by Craig Barritt/Getty Images for The Trevor Project)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshmit në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja shqiptare po vazhdon të shfaqet në koncerte të ndryshme dhe projekte të ndryshme.

Prishtinasja është një ndër këngëtaret së bashku me Liam Paynen, që bënë kolonën zanore të filmit “Fifty Shades Freed”.

Pas “For You”, 27-vjeçarja pritet të shfaqet edhe në serialin amerikan “The Blood Type”, ku do të këndojë këngën e krijimtarisë artistike.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa tashmë kënga “Proud” është publikuar në versionin audio gjatë muajit janar.

Ndryshe, ajo është duke vazhduar me turet e koncerteve të njohur si “Girls”, ku së fundi ishte në Dublin të Irlandës.

Kujtojmë se “Girls” është edhe kënga e fundit të cilin e ka realizuar me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX. /Telegrafi/