Telegrafi

Kënga e re e Shakiras thuhet të jetë dedikim edhe për ish-vjehrrin

(Foto: Screenshot/Shakira/El Jefe)

Këngëtarja e famshme, Shakira, e ka publikuar këngën e re, të titulluar “El Jefe” (“Shefi”) – dhe megjithëse flet për klasën punëtore dhe shfrytëzimin e tyre – vargu kushtuar ish-vjehrrit të saj tërhoqi vëmendjen më të madhe.

Kolumbiania e ka incizuar këngën së bashku me grupin meksikan, “Fuerza Regida”, që është shikuar miliona herë vetëm disa orë pas publikimit.

“Ëndërron të largohesh nga vendbanimi, ke gjithçka që të duhet për t’u bërë milioner, shije të shtrenjtë, mentalitet, thjesht të mungon rroga”, këndon Shakira bashkë me ritmin.

Lexo po ashtu Shakira titullon këngën e re sipas pseudonimit që i kishin vënë miqtë e Pique? Aludohet për një tjetër ‘diss’

Teksa shumë menduan se vet titulli i këngës tallej me pseudonimin që i kishin vënë miqtë e ish-partnerit Gerard Pique, ajo në këngë i është referuar konkretisht ish-vjehrrit, shkruan Marca.

“Thonë se nuk ka të keqe që zgjat më shumë se njëqind vjet, por ish-vjehrri është ende këtu dhe nuk ka shkelur në varr”, thotë në këngë.

Në këtë pjesë të videos, kërcimtarët tentojnë t’ia mbyllin gojën Shakiras, sikur të duan që ajo të mos e përmendë.

Duke qenë se babai i Gerard Pique, Joan, është një biznesmen dhe menaxhon kompanitë e djalit të tij – disa e kanë lidhur kontekstin e këngës me këtë dhe kanë vënë në pikëpyetje nëse është e mundur që ish-vjehrri i këngëtares t’i shfrytëzojë punëtorët e tij siç pretendohet në tekst. /Telegrafi/