Këngëtarja e njohur, Kida, siç shihet ka finalizuar projektin e saj më të ri muzikor.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video, gjersa këndon një pjesë të shkurtër të këtij projekti.
Kjo këngë e Orhidesë është bashkëpunim, ajo por nuk ka treguar akoma se me kë po sjell duet. “Sa prej juve po e presin FT…?”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e fansave nuk munguan, teksa ata thonë se mezi po e presin këngën e saj.
Theksojmë se Kidsa në janar të këtij viti është larguar nga labeli “On Records”, e që nga atëherë nuk ka lansuar ndonjë këngë të re. “Ka je”, titullohet kënga e fundit e Latifit që ka grumbulluar mbi tetë milionë shikime në platformën, YouTube. /Telegrafi/