“Imperfections” është titulli i këngës më të re të Celine Dion, përmes të cilës ajo dërgon një mesazh për atë se si duhet ta duam vetveten dhe t’i pranojmë mangësitë tona.
Me anë të një videoje interesante, këngëtarja tregon edhe një dozë të lëndimit, si edhe dukjen e saj natyrale.
Si një dashamirëse e madhe e modës, Celine ka treguar edhe njëherë se e di çfarë konsiderohet moderne edhe në muzikën e sotme.
Në këtë mënyrë, 51-vjeçarja ka marrë komente të shumta pozitive të fansave të saj, të cilët kanë thënë se akoma këndon shumë më mirë se artistët e ditëve të sotme.
Në ndërkohë, përkundër shqetësimeve për peshën e saj, gjatë një interviste për revistën Allure, Dion ka thënë se ndihet më mirë se kurrë më parë.
Krahas “Imperfections”, ajo i ka publikuar edhe dy këngë të tjera, “Lying Down” dhe “Courage”, të cilat janë pjesë e albumit të ri që titullohet pikërisht “Courage” dhe do të lansohet në muajin nëntor. /Telegrafi/